Të fundit

Lirohet kamermani i cili u arrestua gjatë kryerjes së detyrës

Është liruar kamermani i agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili u arrestua sot derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding.

Lajmin për Paparaci e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas njoftimit të Policisë i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat derisa ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

“Është shoqëruar në stacion policor për mospërfillje të urdhërave dhe pengim në kryerjen e detyrave zyrtare. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.

“Sot, në orën 11:45, në rajonin e Prizrenit, në Suharekë, Policia e Kosovës me njësitet e saj, gjatë realizimit të një plani operativ në asistencë të AKP-së, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të saj ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e Policisë duke penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, si dhe në realizimin e detyrave të tyre sipas planit”.

“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti iniciohet dhe shkon në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme”.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci