Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë takimin e dytë me teknikun turk, Ersun Yanal, i cili ishte njëri nga të përzgjedhurit e FFK-së për të marrë drejtimin e Kosovës A.
Sipas mediave turke, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Agim Ademi, do të takohen për herë të dytë këtë muaj me trajnerin turk.
Meqë Ersun Yanal, nuk i ka dhënë përgjigje negative FFK-së në takimin e parë, çështjet më të detajuara do të diskutohen në të dytin dhe pritet që kontrata të nënshkruhet në shkurt nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje.
Ersun Yanal, i cili më parë ka punuar në shumë skuadra të rëndësishme, duke përfshirë Trabzonspor dhe Fenerbahçe, pati një kampionat historik në ekipin Verdheblu në sezonin 2013-14.
Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner që nga muaji tetor kur vendosën ta shkarkonin teknikun zviceran, Bernard Challandes.
