Real Madridi u eliminua nga Kupa e Mbretit, pasi u mposht 1:0 nga Athletic Bilbao në “San Mames” në çerekfinale.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutat e fundit.
Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur Berenguer me një goditje të saktë e mposhti Courtois duke ia dhënë fitoren vendasve.
Real Madridi eliminohet nga Kupa e Mbretit, teksa vazhdon garën në La Liga dhe Champions League.
