Të fundit

Egjipti kalon në finale pas penalltive

Egjipti ka fituar gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës ndaj Kamerunit dhe arriti të kualifikohej në finale, aty ku e pret Senegali.

Egjiptianët arritën ta mposhtnin Kamerunin vetëm pas ekzekutimit të penaltive, ku fituan me rezultat, 3:1.

Vincent Aboubakar e shënoi penalltinë e parë për Kamerunin, ndërsa tri penalltitë tjera u humbën. Ishte edhe meritë e portierit Gabasi që i priti dy penallti. Dështuan Harold Moukoudi, James Lea Siliki dhe Clinton N’Jie.

Te Egjipti të saktë ishin të tre futbollistët që ekzekutuan penalltitë, Zizo, Mohamed Abdelmonem dhe Mohanad Lasheen.

Finalja mes Senegalit dhe Egjiptit do të zhvillohet të dielën nga ora 20:00.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci