Kosova do të përfaqësohet nga dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të fillojnë sot. Në ceremoninë hapëse ishte paraparë që flamuri i Kosovës të mbahej nga Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, por duket se Tahiri do të jetë i vetëm në këtë ceremoni.
Agim Pupovci, trajner i ekipit olimpik i cili poashtu ishte paraparë të ishte prezent në ceremoninë hapëse, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe në këtë mënyrë duhet të karantinohet.
Kiana Kryeziu, si femra e parë që përfaqëson Kosovën në këto gara, është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona tjerë, për çka nuk i lejohet të marrë pjesë në ceremoni.
Edhe pse me këto probleme, Kiana ka vazhduar të stërvitet dhe do të jetë e gatshme për garat që e presin më 7 shkurt.
Krahas ekipit kosovar edhe shumë ekipe tjera do të jenë të përgjysmuara në ceremoninë hapëse shkaku i kontaktit te personave me personat tjerë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
