Të fundit

Shkelja skandaloze e ATK-së me të dhënat personale të punëtorëve

Agjenica për Informim dhe Privatësi ka publikuar vendimin e shqiptimit të gjobës ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në vlerë prej 20 mijë euro për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

Sipas vendimit që ka publikuar Agjenica Kosovare për Informim dhe Privatësi, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) detyrohet që shumën prej 20 mijë euro ta paguajë në një afat prej 15 ditësh.

Në arsyetim thuhet se AIP me 13 janar të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga një qytetar anonim i cili kishte shpjeguar se ATK po cenon të drejtat e privatësisë së punëtorëve në emër të raportimit të punëdhënësit të cilët nuk i deklarojnë punëtorët.

Komisionerja e AIP, Krenare Sogojeva tha javën e kaluar se ATK-ja ka publikuar të dhëna të ndjeshme të qytetarëve gjatë publikimit të listave me emrat e personave që nuk e kanë paguar tatimin.

“Për shkelje të të dhënave të dhënave personale. ATK-ja ka bërë publike listën e personave që nuk e kanë paguar tatimin. Ka dhënë më shumë detaje duke e publikuar edhe numrin personal të individëve. Kjo ka ndodhur pasi agjencia kohë më parë e ka lëshuar një shkresë për ATK-në që t’i heq ato lista apo t’i heq nga lista numrat personal të individëve apo të dhënat e ndjeshme, por nuk e ka bërë”, ka thënë ajo.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesa.

“Pala e pakënaqur mund të iniciojë konflikt administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, brenda afatit prej 30 ditësh nga data në të cilën është dorëzuar vendimi”, thuhet në vendim.

Inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi, thuhet tutje në vendimin e AIP-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci