Të fundit

Miratohen masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-COVID.

Pas këtij vendimi, do të ketë zbutje të masave kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një konference për media.

Ora policore do të fillojë nga ora 00:00-05:00, kurse gastronomia do të punojë deri në 23:00.

Po ashtu, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Mes tjerash edhe maska do të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset do të hapen.

Ora policore nga ora 00:00 deri në 05:00;

Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;

Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;

Bibliotekat, muzetë, teatrot e kinematë punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;

Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.

Qeveria e Kosovës nuk ka ndryshuar vendimin për ndalimin a mbajtjes së dasmave, fejesave, ahengjeve koncerteve e ekskursioneve. Gjithashtu Qeveria ka ndaluar edhe veprimtarinë e diskotekave.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci