Të fundit

Shpenzimet e deputetëve për karburante – reagon Kurti

Kryeministri Albin Kurti, i ka komentuar shpenzimet e deputetëve për karburanteve për periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, e të cilët më pas janë subvencionuar nga buxheti i shtetit.

Shefi i Qeverisë nëpërmjet një konference për media tha se shpenzimet e tilla janë të trashëguara nga e kaluara, por se një rregullore e tillë për kompensimin e shpenzimeve duhet të ndryshojë.

“Shefja e GP të LVV-së tashmë e ka dhënë njoftimin për këtë çështje. Po ashtu ka kërkuar nga kryesia e Kuvendit rishikimin e vendimit për kompensim. Shpenzimet e tilla mund të jenë të trashëguara nga e kaluara. Këto pagesa duhet rregulluar. Kuvendi duhet të ndërmerr vendime për ndryshimin e rregullores. e kuptoj indinjatën e qytetarëve. I padrejtë piketimi ndaj ndonjë deputeti për një vendim që është i 2011-ës. është detyrë e secilit në vend, që ta ruajnë kuletën e shtetit”.

“Duhet të jenë model për qytetarët. Ne si ekzekutivi e kemi bërë këtë. Jemi dëshmitarë që shpenzimet e ulura nga qeveria e Kosovës, pikërisht atëherë kur janë rritur të hyrat si në Doganë apo në Agjencinë Tatimore. Deputetët duhet të jenë shembull për të gjithë dhe qytetarët me të drejtë presin më shumë”, tha kreu i VV-së në konferencë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci