Drenica pësoi humbje ndaj Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës, në një ndeshje e cila u mbyll me shumë polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarit të ndeshjes, Mervan Bejtullahu.
Ishte pikërisht trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ai që akuzoi gjyqtarët e ndeshjes për eleminimin nga Kupa e Kosovës.
Lushtaku u përjashtua nga ndeshja në kohë shtesë për shkak të protestave të vazhdueshme në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes.
Lushtaku s’u pajtua me vendimin e tij dhe iu vërsul Bejtullahut, para se të ndalej nga ndihmësit e tij.
