Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, tha se një vit më parë, jeta e tij dhe pjesëtarëve të ekipit të tij u rrezikua nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla.
Pacolli ka kujtuar momentin kur Qeveria Kurti 1, nuk kishte lejuar uljen e avionit të tij në Prishtinë, pavarësisht se ai kishte dëshmi nga Zvicra që tregonin se nuk ishte i sëmurë me COVID-19.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës shtoi se Qeveria Kurti 2 nuk po i respekton masat kundër COVID-19.
Ai shtoi se në organizimin e “Darkës së Lamës”, nuk u respektua asnjë nga masat që janë aktualisht në fuqi.
“Nga fotografitë e publikuara nga z. Petrit Kllokoqi për “Darkën e Lames” shohim si nuk rrespektohën masat nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Shëmbull i mirë!!!!!.M’u kujtua dita kur Qeveria Kurti 1 më anuloi lejen e uljes në Prishtinë, ndërsa donim të aterojmë ( e më shumë peripeci, nga avioni, arritëm të devijojmë për në Tiranë )”.
“Me këtë veprim unë dhe ekipi im rrezikuam shumë. Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjën pa COVID. Nuk harrohët momenti kur rrezikonim jeten per teket Kurtit e Sveçlës!!!!”.

