Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku karrierën e tij do ta vazhdojë në Slloveni.
Daku është transferuar në formë huazimi nga skuadra e Osijek, te kampioni në fuqi i Sllovenisë, Mura.
“Mirlind Daku është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh. Shifrat e tij, sidomos nga kampionati i Kosovës flasin vetë. Ai është një sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj se do ta rrisim konkurrencën në sulm dhe do të na ndihmojë të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, ka thënë menaxheri i klubit slloven, Denis Rajbar të hënën për faqen zyrtare.
𝐌𝐢𝐫𝐥𝐢𝐧𝐝 𝐃𝐚𝐤𝐮 𝐣𝐞 𝐜̌𝐚𝐫𝐧𝐨-𝐛𝐞𝐣𝐥𝐢!
Nova moč v Murski Soboti, čarno-bejle je okrepil napadalec iz Kosova, ki se k Muri seli iz hrvaškega prvoligaša Osijeka.
Več ➡ https://t.co/dv6Kq0mxj2#čarnobejli #mismomura pic.twitter.com/Ee4KedRF3s
— NŠ Mura (@nsmura_ms) February 7, 2022
Mura është kampion në fuqi i Sllovenisë, por këtë edicion ka mbetur mbrapa në luftën për titull. Aktualisht bardhezinjtë ndodhen në pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë, 10 më pak se lideri Maribor, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
