Skuadra e Llapit është kualifikuar në çerekfinalen të Kupës së Kosovës, pasi mposhti skuadrën e Ferizajt me rezultat 0:2.
Llapi shënoi të dy golat në pjesën e parë. Alban Shillova shënoi golin e parë për Llapin në minutën e 30-të, ndërsa pas tij shënoi edhe Kastriot Selmani.
Selmani shënoi për rezultatin përfundimtar 0:2, në minutën e 39-të.
Përpos Llapit në çerekfinale është kualifikuar edhe Prishtina, Ballkani, Drita, Gjilani, Ramiz Sadiku, Onixi dhe Ulpiana.
Të enjten do të hidhet shorti për fazën tjetër.
