Simon Loshi, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe ish-futbollist i Feronikelit, është transferuar në Holandë te ekipi, ASWH.
Loshi ishte pjesë e Feronikelit sezonin e kaluar, për tu transferuar më pas në Poloni e tashmë në Holandë.
21-vjeçari e kishte nisur karrierën e tij te Feyenoordi, e më pas ishte transferuar te skuadra të njohura gjermane, për të kaluar më pas në Drenas te Feronikeli.
Përpos Simonit te ASWH, është transferuar edhe vëllai i tij Skënder Loshi. Ndryshe nga Simoni, Skënderi luan si qendërsulmues dhe dyshja pritet të jetë përforcimi i duhur për ekipin holandez.
![]()
![]()
ASWH bënë pjesë në “Tweede Divisie” dhe gjendet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm nëntë pikë.
