Të fundit

Haradinaj për shtrenjtimin e energjisë: Përrallat e Kurtit morën fund

Pas vendimit të Bordit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se përrallat e kryeministrit Albin Kurti, morën fund.

Sipas tij, një qytetar i zakonshëm që minimalisht ka harxhuar 850kWh, me 60% në tarifën e lartë dhe 40% në tarifën e ulët, ka paguar 49.68 euro. Kurse tash, me Qeverinë Kurti që ka drejtimin e vendit, do të paguajë 92.40 euro.

“Pra, rritja për një qytetar të zakonshëm do të jetë rreth 86%. Sikur mos të mjaftonte, pak ditë më parë ndau edhe 90 milionë euro për subvencion, që tash nuk ka fije kuptimi”, shkroi ai.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga ZRRE që të kthehet në pikën ZERO ky proces, por kot. Triumfuan ata që duan të varfërojnë xhepin e qytetarit. Aktivitetet tona në kundërshtim të këtij vendimi skandaloz nuk do të ndalen”, tha ish-kryeministri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci