Presidentja aktuale e vendit, Vjosa Osmani, kishte përfituar sa ishte deputete nga buxheti për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.
Në raportin e shpenzimeve ndër vite të deputetëve të publikuar nga Kuvendi i Kosovës, Osmani para nga Kuvendi kishte marrë nga viti 2011 deri në 2015. Ndërsa, që nga viti 2015 deri në vitin 2020 e para e vendit nuk kishte marrë asnjë të hollë nga kuvendi.
Osmani i kishte marrë 380 në periudhën nëntor – dhjetor të vitit 2011. Kurse, për janar-dhjetor 2012, shpenzimet i kishte 1,780 euro, për periudhën janar-dhjetor 2013, shpenzimet ishin 1,240 euro. Për periudhën janar-dhjetor 2014, shpenzimet ishin 520 euro.
Ndërkohë, ka reaguar kabineti i presidencës duke dhënë një version që bie ndesh me një deklarim të vet Osmanit, dy vite më parë kur kishte pohuar se banon në Prishtinë me burrin e dy vajzat. Në gushtin e vitit 2020, ajo duke demantuar lajmet se ka blerë tokë, kishte pohuar se ka vetëm banese 53 metërshe, në Prishtinë, e që ankohej se ishte e ngushte për familjen e saj.
E tash këshilltari i saj, Bekim Kupina, në reagimin presidencial për këto shpenzime, thotë se Osmani vazhdon të qëndroj një pjesë të gjatë të kohës në Gjilan.
