Final 8 Kupa e Kosovës do të fillojë sot, ku pritet të zhvillohen ndeshje mjaftë interesante.
Dita e parë do të filloj me ndeshjen gjysmëfinale në kategorinë e femrave, ku do të takohen Bashkimi dhe Penza. Ndeshja do të filloja nga ora 14:00.
Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet nga ora 17:00. Trepça do të takohet me Rahovecin në kuadër të çerekfinale të Kupës.
Përballja kryesore është rezervuar për ora 20:00. Skuadrat më të trofeshme të basketbollit, Peja dhe Prishtina do të takohen njëra me tjetrën dhe fituesi i këtij takimi do ta vazhdojë rrugëtimin në gjysmëfinale.
Final 8 këtë vit po organizohet në Pejë, në nderim të Agim Llukës.
Hapja zyrtare do të fillojë nga ora 19:30.
