Të fundit

“ZRRE urgjentisht të sqarojë se si do të faturohet energjia”

Faqja “Mbrojtësit e konsumatorëve” ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë urgjentisht të sqarojë se si do të faturohet energjia e shpenzuar nga data 22-27 janar 2022 deri 8 shkurt 2022.

Sipas tyre, konsumatorët mund të dëmtohen rëndë financiarisht nëse ZRRE nuk reagon shpejt për të mbrojtur konsumatorët.

“Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në fushën e energjisë. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar dje bllok tarifat e reja me ndarjen e re që fillon nga 800 kW”, thuhet në reagimin e kësaj faqe.

“Sipas njoftim të ZRRE-së, bllok tarifat e reja do të nisin zbatimin do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023. Ne jemi të shqetësuar për mundësinë e shkeljes së të drejtave të konsumatorëve përmes faturimit të pasaktë, jotransparent dhe të padrejtë për energjinë e shpenzuar deri me datë 9 shkurt”.

“Mbrojtësit e konsumatorëve” i ka bërë thirrje ZRRE-së që të sigurohet se ka ndarje të qartë në mes kohës së faturimit me çmimoren e re dhe asaj të vjetër dhe se konsumatorët janë të informuar saktë dhe drejtë mbi këtë proces.

“INDEP konsideron që ZRRE duhet të sqarojë mirë formën se si do të tarifohen konsumatorët për energjinë e shpenzuar gjatë muajit shkurt. Bazuar në vendimin e tarifave të reja, KESCO do të duhej të kishte nisur llogaritjen e faturave për energjinë e shpenzuar nga data e tarifimit të fund-muajit janar 2022 deri më datën 8 shkurt 2022 sipas tarifave të vjetra”, thuhet ndër të tjera.

“Më pastaj, KESCO do të duhet të tarifonte përsëri konsumatorët për energjinë e shpenzuar tri javët e fundit të muajit shkurt 2022 me tarifat e reja të aprovuara. Ligji për ZRRE-në, neni 49 i jep ZRRE-së kompentencat ligjore të nevojshme që të veprojë për faturimin e energjisë nga kompanitë e licencuara ndaj konsumatorëve”.

“Me këtë reagim, INDEP po kërkon që ZRRE të prioritizojë mbrojtjen e konsumatorit dhe urgjentisht të urdhërojë KESCO-n që të faturojë energjinë e muajit shkurt në dy fatura të ndara. E shohim shumë të rrezikshme dhe dëmtim të drejtpërdrejtë të të drejtave ekonomike të konsumatorëve nëse konsumatorët në fund të muajit shkurt 2022 do të ngarkohen me tarifat e shtrenjtuara të energjisë elektrike të shpenzuar”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci