Aktorja e njohur Arjola Demiri është bërë pjesë e shtëpisë së BBV-së që prej fillimi të spektaklit.
Jeta e saj private ka qenë temë diskutimi si brenda në shtëpi po ashtu edhe për mediet rozë.
Arjola tash e disa vite është e ndarë nga bashkëshorti dhe ka tre fëmijë, kujdestarinë e të cilëve e ka fituar vitet e fundit.
Së fundmi në portale ka qarkulluar lajmi se jo ka hubmur kujdestarinë e fëmijëve për shkak të qënrimit të saj në Big Brother Vip e bazuar në këtë ish-burri i saj e ka shfrytëzuar këtë mundësi duke shfrytëzuar mungesën e saj për të marrë kujdesin e fëmijëve.
Lidhur me këtë shoqja e saj, Eva Vatoci e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës, për lajmi.net ka dhënë disa detaje për të sqaruar të vërtetën.

Sipas saj, rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në momentin që po flasim, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.
“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci për Lajmi.net.
Ndër të tjera, Eva tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të Arjolës dhe nuk kanë asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve qe po kujdesen për ta.
“Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë”, shprehet juristja Vatoci.
Në anën tjetër largimi i Arjolës nga fëmijët prej katër muajsh është komentuar nëpër portale si pretekst që ish-bashkëshorti e ka shfrytëzuar për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve, gjë që sipas juristes Vatoci kjo gjë ndodh vetëm nëse fëmijët dëshirojnë të zgjedhin me cilin prind të rrinë, me konsultimin e psikologut dhe vendimin e gjykatës.
“Qëndrimi, apo largësia e Arjolës nga fëmijët për përgjatë këtyre 4 muajve në BBV, është dëshmia më e gjallë e një nëne që bën sakrificë dhe pikërisht për këtë fakt Arjola e ka nisur këtë rrugëtim, që është pranuar dhe mbështetur nga fëmijët e saj. Fëmijët siç e përmenda edhe më lartë, janë nën kujdesin e veçantë të familjarëve dhe askush nuk mund t’i heq fëmijës të drejtën për të qëndruar me gjyshërit dhe tezen e tyre. Fëmijët janë në moshë madhore për të shprehur dëshirën e qëndrimit tek njëri apo tjetri prind para psikologut dhe gjykatës”, përfundoi Vatoci./Lajmi.net
