Të fundit

E dehur në klub, Adele shihet duke kërcyer striptiz

Këngëtarja e njohur, Adele së fundmi është parë në njërin nga klubet e Londrës duke kërcyer striptiz.

Pasi ndoqi shfaqjen striptiste nga këndi VIP i klubit të natës, Adele vendosi që të përfshihej në shfaqje, duke u ngritur në skenë për t’u afruar te tubi, ndërsa publiku i pranishëm brohoriste.

Në momentin që ajo iu afrua tubit në skenë për të bërë vallëzimin e striptizit, kërcimtarët e tjerë të skenës shikonin të tronditur, shkruan DailyMail.

Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pas fitores së saj të trefishtë në Brit Aëards 2022 të së martës, u xhirua nga të pranishmit në klubin e natës, e cila kërcente e veshur me një kostum të bardhë.

Më herët gjatë mbrëmjes, ajo kishte bërë një performancë shumë të civilizuar kur u shfaq në emisionin “Graham Norton” e veshur me të njëjtin kostum, ku foli për suksesin e saj të madh në Brit Aëards këtë javë.

Pasi ndoqi shfaqjen striptiste nga këndi VIP i klubit të natës, Adele vendosi që të përfshihej në shfaqje, duke u ngritur në skenë për t’u afruar te tubi, ndërsa publiku i pranishëm brohoriste.

Në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve britanike, Brit Awards 2022, këngëtarja e hitit “Easy On Me” ishte një nga artistet më të vlerësuara, pasi fitoi tri çmime të rëndësishme.

Ajo fitoi në kategorinë “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për ‘Easy On Me’ dhe “Albumi i vitit” për albumin ‘30’.

Pasi fitoi çmimin “Artisti i vitit”, Adele i tha audiencës: “E kuptoj pse ky çmim ka ndryshuar, por më pëlqen të jem një artiste femër”, duke iu referuar kështu faktit se shfaqja kishte eliminuar kategoritë gjinore.

Ndryshe nga vitet e tjera, Brit Aëards 2022 vendosi që të mos kishte çmime “Artisti i vitit (mashkull)”, dhe “Artistja e vitit (femër)”, por një çmime të vetëm pa gjini, të quajtur “Artisti i vitit”.

Në këtë kategori, Adele mundi artistët: Dave, Ed Sheeran, Little Simz dhe Sam Fender.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci