Të fundit

Mediumi britanik shkruan për vajzën nga Gostivari që prindërit s’e donin në klasë

Mediumi britanik Daily Mail i ka kushtuar artikull, Ëmba Ademit, vajzës me Sindrom Down, për të cilën prindërit e shkollës ku ajo ndjeke mësimet në Gostivar kishin bojkotuar mësimin me pretekstin se Ëmbla ishte agresive.

Daily Mail ka vënë në theks faktin se Ëmbla është shoqëruar për në shkollë nga vetë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, disa ditë pasi ajo kishte ndërprerë mësimet pasi prindërit e tjerë kishin nisur edhe një peticion kundër saj, transmeton Paparaci.

Presidenti Stevo Pendarovski u mbajt për dore me Ëmbla Ademin teksa po shkonin në shkollën e saj në qytetin perëndimor të Gostivarit, shkruan mediumi britanik.

Pendarovski u fotografua duke ecur dorë për dore me Ëmbla të hënën pasi ai dëgjoi se ajo po ngacmohej nga shokët e klasës. Disa prindër ishin ankuar gjithashtu se Embla ishte në të njëjtën shkollë me fëmijët e tyre dhe madje bojkotuan mësimet që ndoqi nxënësja, vazhdon tutje artikulli.

Prindërit shkruan mediumi kishin pretenduar se Ëmbla ishte ‘agresive’ dhe si rezultat, nxënësja ishte ndarë nga nxënësit e tjerë dhe punonte në një sallë të ftohtë të shkollës me një ngrohës të vogël pranë saj.

Kjo ndodh pavarësisht se kujdestarët në një qendër lokale për fëmijët me nevoja të veçanta arritën në përfundimin se Ëmbla nuk kishte shfaqur ndonjë tendencë agresive, sipas një raporti në Rheinische Post .

Me insistimin e prindërve të Ëmblas, shkolla pranoi ta integronte Ëmblën përsëri në klasën e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Paparaci.

Por prindërit e revoltuar protestuan kundër planeve të integrimit dhe bojkotuan mësimin, që do të thotë se që nga 1 shkurti, vajza 11-vjeçare është ulur e vetme në një klasë.

Me të dëgjuar për trajtimin e Ëmblas, presidenti Pendarovski vizitoi familjen e saj dhe e çoi Ëmblan në shkollë.

“Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipikë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Pendarovskit .

“Ata jo vetëm që duhet të gëzojnë të drejtat që meritojnë, por edhe të ndihen të barabartë dhe të mirëpritur në bankat dhe oborrin e shkollës.

“Është detyrimi ynë, si shtet, por edhe si individë, dhe elementi kyç në këtë mision të përbashkët është ndjeshmëria.

“Do të ndihmojë fëmijët si Ëmbla, por gjithashtu do të na ndihmojë të mësojmë prej tyre se si të gëzohemi sinqerisht, të ndajmë dhe të jemi solidarë,” shtoi presidenti.

“Ne të gjithë jemi të barabartë në këtë shoqëri”, tha Pendarovski. “Unë erdha këtu për të dhënë mbështetjen time dhe për të rritur ndërgjegjësimin se përfshirja është një parim bazë.”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri paraprakisht kishte paralajmëruar se Ëmbla do të riintegrohet në paralele, shkruan Daily Mail, transmeton Paparaci.

Ai tha se Embla nuk ndihej e lumtur për kthimin në shkollë në ditën e parë të semestrit të shkurtit, sepse tha se “në shoqërinë tonë ka ende stereotipe dhe paragjykime për njerëzit me aftësi të kufizuara”.

“Ëmbla do të ndjekë mësimet e rregullta”, tha babai i saj Ilir Ademi për NovaTV javën e kaluar.

“Edhe pse ende nuk ka një reagim pozitiv nga prindërit e fëmijëve të tjerë që bënë kërkesë që vajza ime të mos shkollohej, megjithatë mora një premtim nga pushteti vendor që Ëmbla do të ndjekë mësimet e rregullta në të ardhmen dhe se kjo ngjarje fatkeqe do të të mos ndodhë më.”

Ademi tha se problemet filluan në nëntor kur një grup prindërish, fëmijët e të cilëve studionin në të njëjtën klasë me Ëmblan, u ankuan për parimin për të hequr Ëmblën nga klasa.

“Vajza ime u caktua të studionte me turne dhe të ndiqte mësimet për dy javë në tre klasa të ndryshme,” tha ai.

“Duhet të ishte një zgjidhje e përkohshme, për shkak të peticionit të prindërve, të cilët u ankuan te drejtori se vajza ime ndërhynte në procesin mësimor.

“Ëmbla është vazhdimisht me asistentin edukativ nga fillimi deri në fund të orëve dhe ai do të vinte në dijeni nëse vërtet ishte kështu”, shtoi Ademi.

“Peticioni i prindërve kundër një fëmije me sindromën Down është disfata e fundit e shoqërisë sonë për sa i përket qëndrimit ndaj më të cenuarve nga ne”, tha Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci