Të fundit

Po meditonin anës detit, humbin jetën 10 persona në Indonezi

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e marrjes nga dallgët në momentin që ato po qëndronin në breg dhe po meditonin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat ishin anëtarë të një grupi prej 23 personash, të cilët po meditonin, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit, në një plazh në Payangan, në provincën Java Lindore në Indonezi.

“Ata ishin shumë afër detit dhe nuk mund të shpëtoheshin kur valët e baticës i rrëmbyen”, ka thënë shefi i policisë lokale Heri Pournomo.

Ndërkohë deri më tani janë nxjerrë 10 trupa të pajetë nga oqeani dhe 12 persona u shpëtuan ndërsa vijon të jetë i zhdukur një 40 vjeçar. /abcnews.al

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci