Të fundit

Krasniqi: Qeveria Kurti po e çon Kosovën drejt mjerimit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se raporti fundamental i një rendi demokratik për të cilin “jemi përpjekur vazhdimisht, ka filluar të lëkundet me hapa radikal nga qeveria Kurti”.

Ai shtoi se raporti i vitit 2022, Kosovën e nxjerr nga parametrat e lirisë ekonomike duke e zhvendosur në vendin e 86-të, pra plot 28 vende më keq, aty ku fillon të shënohet vija në mes demokracive dhe regjimeve politike.

“Dhe këtë, për vetëm një vit qeverisjeje të pa vizion e pa agjendë zhvillimore të qeverisë Kurti. Se cili është trendi i qeverisjes dhe cilësia e qeverisjes së Kosovës sot për sot, më së miri e ilustron kjo përmbysje rapide e statusit të lirisë ekonomike. Për më tepër, kur dihet se në këto raporte, nuk pasqyrohet vetëm liria ekonomike si entitet i veçantë por edhe korrelacioni me faktorë substancial si gjendja e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies, ambientit, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror, stagnimi i Kosovës bëhet edhe më i qartë”, shkroi i pari i PDK-së Facebook.

“Fatkeqësisht, për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti, e cila për çdo ditë po e çon Kosovën një hap më tutje drejt mjerimit e pasigurisë sociale”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci