Ish-banorja e BBV, Semi Jaupaj ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”.
Zëri fantastik e bën edhe më emocionuese baladën me muzikë dhe tekst nga Ylli Limani.
“Nisu shko tek zemra tjetër që të pret. Jam tu provu me harru krejt kujtimet që mi le.
Para syve t’botës rash, më poshtë nuk e di a ka, si s’të erdhi pak gjynah.
I gjithë teksti na sjell në mendje një histori, atë të Borës dhe Donaldit. Të gjithë janë të të njëjtit mendim, këto janë fjalët e Bora Zemanit drejtuar Donaldit.
Semi është një shoqe e ngushtë e Borës dhe ajo shprehu indinjatë të madhe kur aktori Veshaj filloi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother.
Kënga është lëshuar edhe në ambientet e shtëpisë dhe me të dëgjuar vargjet e saj, Donaldi ka thënë: “Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë”, teksa ka nënqeshur drejt Ilirit, duke nënkuptuar që kënga është dedikim për të.
