Të fundit

Skitarët kosovarë lobojnë për shtetin në televizionin kinez

Skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu ishin të ftuar në një emision në televizionin shtetëror Kinez (CGTN), pas mbarimit të Lojërave Olimpike Dimërore të cilat u organizuan në Pekin të Kinës, ku skitarët kosovarë promovuan Kosovën.

Tahiri gjatë intervistës foli për ndjenjën e përfaqësimit së Kosovës dhe shpjegoi historinë e Kosovës.

Skitari kosovar, po ashtu ishte falënderues për mikpritjen e popullit kinez dhe u shpreh se do të ishte i lumtur nëse Kina do të bëhej njëri nga shtet që e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Kosova u përfaqësua nga Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri në “LOD PEKIN 2022” dhe ishte hera e parë që Kosova përfaqësohej nga një skitare femër.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci