Të fundit

AAK: Fjalimi i Kurtit në Kuvend ishte depresiv për qytetarët

Shefi i deputetëve të AKK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti abuzoi në një ditë festive për përvjetorin e pavarësisë por që sipas tij nuk ua prishi festën si grup parlamentar.

“Ngjarja që ndodhi në kuvend nuk duhet të na prish ndjenjën festive, si GP e lëshuam sallën sepse u pa qartë si mundësi e kryeministrit Kurti të abuzimit të një dite festive tonë duke raportuar për punën apo për mospunët e kryera për të cilat ne kemi opinionet tona”, u shpreh ai.

Tutje Tahiri u shpreh se Kurti me fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ishte depresiv për qytetarët e Kosovës pasi kryeministri Kurti fliste për të arritura e ndërkohë ka rritje të çmimeve gjithandej vendit.

“Kryeministri Kurti e vendosi një shoqëri një rini në depresion për të cilat ne menduam se çmimet gjithandej janë rritur dhe ai fliste për çështje që për asnjë rrethanë nuk do të duhej të ishte në një seancë festive asaj ne u detyruam ta lëshojmë sallën”, ka thënë ai.

Ai paralajmëroi se në javët në vazhdim do të thërrasin në raportim për 100 ditëshin e punës kryeministrin Albin Kurti.

“Për disa javë, do të thërrasim në raportim për 100 ditëshin  ku do të mundemi të diskutojmë”, deklaroi Tahiri.

Deputetët e PDK-së ishin të parët që lëshuan seancën solemne para pak minutesh derisa kryeministri Kurti ishte duke mbajtur fjalimin e tij, duke u përcjellur edhe nga LDK e AAK. /Paparaci/

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci