Një nga rrjetet kryesore sociale, Twitter, gjatë ditës së sotme ka pasur probleme.
Daily Mail shkruan se përdoruesit e Twitter që nga ora 16:00 nuk mund t’i shikojnë postimet në profilet e tyre.
Siç shkruan mediumi këto probleme po prekin të gjithë përdoruesit e Twiiter, teksa shtohet se ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë problem.
“Ndërsa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, përdoruesit kanë raportuar se nuk janë në gjendje të ngarkojnë tweet-et ose të shikojnë profilet”, shkruhet ndër të tjera në artikull.
