Prezantuesja e emisionit të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP, Arbana Osmani ka zbuluar numrin e votave që janë dërguar gjatë televotimit javor në Big Brother VIP.
Për katër finalistët e spektaklit: Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic) janë dërguar plot 400 mijë vota.
Ka qenë vetë Arbana ajo që e ka potencuar këtë gjë në mbrëmjen finale të spektaklit Big Brother VIP – shifër kjo e cila nuk llogarit votat e telvotimit final të hapur mes dy konkurrentëve të fundit: Donaldit dhe Ilirit.

