Të fundit

Natë e tensionuar, shpërthime dhe akuza Rusi-Ukrainë

Nata e kaluar mund të cilësohet si më e tensionuara mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë kohëve të fundit.

Rebelët prorusë pretenduan se ushtria ukrainase kishte nisur sulme aktive ndaj tyre dhe për këtë arsye ata i kërkuan banorëve të Donetsk dhe Lugansk që të evakuoheshin në drejtim të Rusisë.

Nuk vonoi shumë nga kjo deklaratë dhe dy shpërthime me autobomba ndodhën në këto qytete. Ndërkohë, në orët e vona të së premtes, sipas mediave ruse, një tjetër shpërthim i fuqishëm ndodhi në Lugansk, në gazsjellësin “Druzhba” duke shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha. Megjithatë, zjarrfikëset ndërhynë dhe arritën të vënë nën kontroll flakët. Në asnjë nga këto shpërthime nuk ka persona të plagosur. Rusët akuzojnë Ukrainën për sulmet, ndërsa SHBA reagoi duke thënë se Moska është duke i përdorur këto ngjarje si pretekst.

Në një deklarata të së premtes, presidenti amerikan, u shpreh i bindur se tashmë Putin ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën në ditët në vijim./a2

Zjarri në tubacionin e Luhansk thuhet se është shuar

Raportohet për shpërthim të madh në Ukrainë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci