Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka thënë se nuk ka asnjë shenjë të tërheqjes së forcave ruse nga kufiri dhe se separatistët rusë vazhdojnë të bombardojnë pozicionet ukrainase, raporton AFP.
Duke folur me gazetarët në Kiev, Reznkiov tha se janë regjistruar 14 sulme, 13 prej tyre nga armë të ndaluara sipas marrëveshjes së Minskut.
Një ushtar ukrainas është plagosur.
Reznikov tha se çdo lëvizje nga Rusia që do të njihte shkëputjen e rajoneve të Donbasit mund t’i hapë rrugën Moskës për të krijuar një pretekst për pushtimin e Ukrainës. /Paparaci.com
