Të fundit

ShBa në Këshillin e Sigurimit për veprimet e Rusisë: Kjo është një marrëzi

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tani po flet në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet në New York, raporton The Guardian, transmeton Paparaci.

Duke iu referuar urdhrit të Putinit për trupat në Ukrainën lindore për “detyrat paqeruajtëse”, ajo tha: “Kjo është marrëzi. Ne e dimë se çfarë janë ata në të vërtetë.”

Ajo tha se “askush nuk mund të qëndrojë mënjanë” teksa i quajti veprimet e Rusisë një shkelje të parimit bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Putin “bëri një sërë pretendimesh të egra dhe të rreme që synonin të krijonin një pretekst për luftë”, shtoi ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci