Të fundit

OSBE i bën thirrje Rusisë ta anulojë vendimin

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka lëshuar një deklaratë pas njohjes nga Rusia të rajonit të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës si të pavarur, raporton The Guardian, transmeton Paparaci.

Sipas tyre, ky hap është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve themelore të OSBE-së dhe bie ndesh me marrëveshjet e Minskut.

Mes tjerash thuhet se “si të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, Rusia ka marrë angazhime për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të të tjerëve”.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të anulojë menjëherë këtë vendim.

Njohja vetëm do të nxisë tensione të mëtejshme dhe do të ndajë popullsinë që jeton në këto rajone nga pjesa tjetër e vendit të tyre, Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci