Festa e “After Party” është mbajtur mbrëmë ku të pranishëm ishin edhe ish-konkurrentët e BBV-së.
Padyshim që e gjithë vëmendja ishte tek aktori i njohur Donald Veshaj, për të cilin flitej se i ka prishur raportet me produksionin.
Por ai u shfaq në festë i veshur me kostumin e “Spider-man”, i shoqëruar me binjakun e tij Romeon dhe mikun e tij këngëtarin e njohur Elgit Doda.
Ku pak më vonë u shfaq në festë edhe Beatrixa bashkë me vëllain e saj Albanin, ku të pranishmit thanë se dyshja nuk kanë qëndruar me njëri-tjetrin fare.
Akoma nuk ka ndonjë reagim nga dyshja pas përfundimit të finalës së “BBV”.
Ndërkohë që sot jemi zgjuar me frazën nga nëna dhe vëllai i saj të cilët postuan në InstaStory, “Mirëmëngjes vetëm Beatrix”.
Besoj e kujtoni frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në Big Brother Vip, “Mirëmengjes vetëm Borës”.

