Aktori Naser Rafuna ka komentuar videon e publikuar në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga komediani kosovar, Vedat Bajrami.
Përmes kësaj video humoristi Bajrami, ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.
Kritika të shumta për këtë video pati nga publicistë të shumtë si Burim Latifi e gjithashtu edhe vajza e Jakup Krasniqit e cia e cilësoi si huqje totale.
Por, në mbrojtje përveç bashkëpunëtorit të tij Osman Azemi i doli edhe aktori Naser Rafuna.
Përmes një postimi në Facebook Rafuna ka thënë se “pa marrë parasysh çka thojnë tjerët…e përkrahi satirën tande në humorin e fundit. Tek e fundit,përderisa “teprohet” me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet e edhe Presidentit Amerikan, çka kemi ne, mos jemi të shenjtë? Jo”, ka shkruar aktori.
Tutje ai ka vazhduar duke i dhënë motiv për të vazhduar tutje kolegu i tij Bajrami e duke i thënë se jemi në demokraci dhe humori, sarkazma e satira nuk janë të ndaluara.
“Kështu që, keep going bruda. Demokraci-Kaq. Shpifja ndalohet e jo humori apo sarkazma e satira.Njerëzit kanë drejtë me u prekë,me e pëlqy humorin tëndë apo mos me e dashtë e edhe me reagu po ti s’bën me u ndiku por me vazhdu si gjithë.Me fy nuk e ke fy askënd, e detyra jote është me i sjellë këto emocione. Veq përpara. With love-shoku yt i fëmijërisë,kolegu Naser Rafuna”, ka shkruar ndër të tjera Rafuna.
