Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, së fundmi ka publikuar imazhe atraktive në Instagram.
Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër të gjelbër, në të cilin është dikur tejet tërheqëse.
Me këtë paraqitje, Morina ka marrë pjesë në ditëlindjen e mikut të saj të mirë, floktarit Ardi Selimi.

“Urime ditëlindjen më i miri im”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Fb” në mbishkrimin e fotografive.


Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk është treguar aktive në muzikë me publikimin e ndonjë projekti të ri muzikor për fansat e saj.
