Të fundit

Ukraina kërkon mbledhje urgjente të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë të ditur se kanë kërkuar mbajtjen e një mbledhje urgjente nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Një kërkesë e tillë ka ardhur  pas raportimeve se separatistët e dy rajoneve në lindje të këtij shteti kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia, raporton BBC.

“Ukraina ka kërkuar një takim urgjent të OKB-së për shkak të apelit të administratave pushtuese ruse në Donetsk dhe Luhansk drejtuar Rusisë me një kërkesë për t’u ofruar atyre ndihmë ushtarake, që është një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës së sigurisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Kremlini thotë se liderët separatistë të Donetskut dhe Luhanskut u kanë kërkuar forcave ruse të hyjnë në rajonet e tyre në Ukrainën lindore për të “ndihmuar në zmbrapsjen e agresionit nga forcat e armatosura dhe njësitet e Ukrainës”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci