Të fundit

Rashica e Broja do të përballen sot në Premier Ligë

Skuadra e Southampton e udhëhequr nga sulmuesi shqiptar, Armando Broja do të përballet me skuadrën e Milot Rashicës, Norwich City.

Dyshja sulmuese është duke kaluar një periudhë fantastike në Ligën Premierë.

Armando Broja deri më tani ka gjithsej tetë gola me skuadrën e Southampton, ndërsa sulmuesi kosovar pak ditë më parë shëno golin e tij të parë në Premier Ligë, ndonëse kishte shënuar edhe më herët me skuadrën e Norwichit, në FA Cup.

Formacionet zyrtare të skuadrave akoma nuk janë prezantuar, mirëpo pritet që të dy futbollistët të jenë titullar.

Ky takim do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00, në stadiumin Saint Mary’s Stadium.

Deri para këtij takimi, Southampton gjendet në vendin e 10-të në tabelë me 32 pikë, ndërsa Norwichi zë vendin e fundit në tabelën e Premier Ligës me vetëm 17 pikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci