Të fundit

Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Shfaqja MTV Europe Music Awards 2021 do të mbahet në Papp Laszlo Budapest Sportarena në Hungari më 14 nëntor dhe shumë yje botërorë do të jenë pjesë e këtij evenimenti si Justin Bieber, Doja Cat, Lil Nas X, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The KiD Laroi të cilët janë të nominuar për çmimet kryesore.

Përveç çmimeve të mëdha dhe tapetit të kuq, rëndësi kanë edhe performancat. Ylli kolumbian Maluma do të performojë sërish në MTV EMA.

Kjo është hera e dytë që Maluma performon, pasi bëri debutimin në vitin 2020 me një përzierje të “Djadja” dhe “Hawai”.

Përpos Maluma-s, yjet e Maneskin, të cilët fituan popullaritet pas Eurovisionit, do të bëjnë debutimin në EMA. Ata janë të nominuar në kategoritë Best Rock dhe Best Group.

Kim Petras, ylli i ardhshëm i pop-it, me origjinë gjermane e cila jeton në Los Angeles, gjithashtu do të performojë.

Javën e kaluar u njoftua se Justin Bieber kryeson nominimet e këtij viti me tetë nominime gjithsej. Doja Cat dhe Lil Nas X nuk janë shumë prapa me nga gjashtë të tilla. Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi kanë të gjithë nga pesë nominime.

Të gjithë këta pjesëmarrës do ta bëjnë më të veçantë këtë ngjarje e cila nuk duhet humbur.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci