Të fundit

Edhe Australia pritet ta sanksionojë Putinin

Australia planifikon t’i bashkohet aleatëve për të sanksionuar personalisht Vladimir Putin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, raporton The Guardian, transmeton Paparaci.

Megjithatë, aktualisht nuk po planifikon të dëbojë diplomatët rusë.

Pak orë më parë ministrja e jashtme australiane Marise Payne tha se ajo po merrte këshilla nga departamenti i saj për zgjerimin e sanksioneve për të përfshirë presidentin rus, i cili do të ishte “personalisht përgjegjës për vdekjet dhe vuajtjet e ukrainasve të pafajshëm”.

Payne tha se ndërsa sanksionimi i liderit të një vendi ishte një hap i jashtëzakonshëm, pushtimi rus i Ukrainës ishte “një situatë e jashtëzakonshme”.

“Është e qartë se mënyra e vetme për të kërkuar një kosto për ato veprime është të sigurohet që ai, vetë, të ndajë një pjesë të asaj kostoje dhe një pjesë të dhimbjes që po i shkakton të gjithëve përreth tij në Ukrainë.”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci