Të fundit

Usyk: “I bëj apel presidentit Vladimir Putin ndalo luftën”

Kampioni i botës në boks nga Ukraina, Aleksandr Usyk, i ka bërë apel presidentit rus, Vladimir Putin që ta ndalë sa më parë luftë ndaj popullit ukrainas.

Në një video mesazh nga Usyk, 35-vjeçari i drejtohet popullit rus dhe vetë presidentit Putin, që sa më parë ta ndalojë luftën.

“I bëj apel popullit rus nëse na konsideroni si vëllezër mos e lejoni ushtrinë të vijë në vendin tonë, mjaftë na sulmuat. I bëj apel edhe presidentit Vladimir Putin, ndalo luftën”, tha kampioni i botës në titujt  WBA, WBC, IBF dhe WBO.

Poashtu boksieri ukrainas tha se duhet të negociohet dhe lufta duhet të ndalet.

“Trego se cilat janë kushtet tua dhe le të negociojmë, ne duhet të flasim dhe të ndalim çdo gjë”, tha Usyk drejtuar presidentit rus.

Megjithatë Usyk la të kuptohet se në rast se nuk arrihet marrëveshje ata do të qëndrojnë akoma aty.

“Ne jemi në tokën tonë dhe do të veprojmë ashtu si ne duam, ne do ta mbrojmë vetën tonë”, përfundoi Usyk.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci