Të fundit

Vullin në aksion për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin, është takuar në Dubai me kryetarin e INTERPOL-it dhe Inspektorin e Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, dr. Ahmed Nasser Al-Raisi.

Në takim ai ka pretenduar se “Prishtina nuk guxon të jetë anëtare e asnjë organizate ndërkombëtare, e sidomos jo të asaj që ka informacione për krimin dhe grupet e organizuara kriminale”, transmeton Paparaci.

Sipas MPB-së serbe, ministri serb edhe një herë e ka informuar Al-Raisin “për të gjitha argumentet e Serbisë, e cila kundërshton ashpër çdo kërkesë të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL”, sepse, sipas fjalëve të tij, “kjo do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar por dhe vetë kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare policore”.

Vullin ka pretenduar se “Serbia është një partnere e besueshme dhe e fortë në përpjekjet për modernizimin e punës së INTERPOL-it dhe organeve të tij” dhe se “nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës”./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci