Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar të fushatave së subjekteve politike, për kohën 3 deri më 13 shkurt, të vitit të kaluar.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme, Lidhja Demokratike e Kosovës, më 14 shkurt të vitit 2021, ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë donacion dhe kontribute në të holla.
Ky subjekt politik, i cili në atëkohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar te të hyrat se ka pranuar 4 mijë euro kontribute në natyrë, mall dhe shërbime.
Kurse, sa i përket shpenzimeve në total për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, LDK ka thënë se ka harxhuar plotë 606 mijë e 823 euro.
Në këtë link mund ta gjeni të plotë raportin financiar të LDK-së, i cili u publikua në KQZ.
