Të fundit

Vuçiq: Kërkesa e Kosovës për anëtarsim në NATO nuk është ideja e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar urgjentisht në NATO nuk është ide e shqiptarëve nga Kosova, por e lobistëve të tyre nga SHBA dhe BE, me të cilat duan të detyrojnë katër anëtare të BE-së që janë anëtare e NATO-s të njohin pavarësinë e Kosovës, transmeton gazeta serbe “Novosti”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a është e mundur që Kosova të përfitojë dhe t’i arrijë qëllimet e saj në situatën aktuale, Vuçiq ka thënë se për një ide të tillë ka dëgjuar për herë të parë para gjysmë viti, transmeton Paparaci.

“Nuk është ideja e shqiptarëve nga Kosova, por e lobistëve të tyre dhe e disa politikanëve në SHBA dhe BE. Pse është e rëndësishme për ta? Njëra, duan të detyrojnë katër vende të BE-së, që janë anëtare të NATO-s, të njohin Pavarësia e Kosovës. Nuk mund të bëhesh anëtare e NATO-s, nëse nuk je shtet. Kjo është një mënyrë, por edhe një justifikim që disa vende ta pranojnë dhe të thonë se duhet të pranojmë sepse nuk kemi rrugëdalje tjetër”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq përmendi si arsye tjetër është përpjekja për ta vënë Serbinë para aktit të kryer, sepse, siç thotë ai, dikush “do të na thotë se ju jeni të vetmit që keni mbetur pa e njohur Kosovën dhe nuk keni zgjidhje”./Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci