Pak kohë pasi ishte zgjedhur kryeministër, Albin Kurti kishte ftuar një konferencë të jashtëzakonshme për media. Ishte paralajmëruar adresimi i një çështje me rëndësi për publikun.
Në fakt, kryeministri i ri i Kosovës kishte zgjedhur të denonconte një veprim të Hashim Thaçit, një paraardhësi të tij, asokohe rival i tij politik nga pozita e presidentit.
Kurti, kishte publikuar një letër ku pretendonte se Hashim Thaçi, si shef qeverie, më 2014 kishte bërë marrëveshje sekrete me NATO-n. Marrëveshja kufizonte veprimet e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në veri të vendit.
Asokohe, Kurti i ishte drejtuar me një letër atëherë kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit, përmes së cilës e njoftonte për përmbajtjen e letrës.
“Përmes kësaj marrëveshjeje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”, thuhet në letrën e Kurtit që ia dërgoi Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
“Qëllimi i kësaj shkrese është që t’ju njoftoj juve, në cilësinë tuaj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ekzistencën e marrëveshjes sekrete, si dhe për rezultatet e analizës së Zyrës së Kryeministrit”, thuhej në letrën e kryeministrit Kurti drejtuar Vjosa Osmanit.
Kurti kërkonte që të analizohej ajo marrëveshje nga Osmani si kryetare e Kuvendit dhe të shikoheshin nëse janë shkelur kompetencat nga ish-kryeministri Thaci në atë kohë.
Përveç mediave dhe kryetare së Kuvendit Vjosa Osmani, Kurti ia kishte përcjellë për analizë dokumentin dhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Kryeminsitri Albin Kurti, nuk ishte mjaftuar me atë konference, ai në një seancë kuvendi të mbajtur më 20 maj të 2020, e kishte quajtur tejet të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi me sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Marrëveshje që ia ndalonte FSK-së të shkonte në veri të Kosovës pa lejen e NATO-s.
”Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave, ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës, dhe vazhdoj të qëndroj prapa asaj që kam deklaruar në shkurt të vitit 2020”, kishte thënë Kurti.
Denoncimi i Kurtit ndaj Thaçit ishte bërë më 26 shkurt të vitit 2020, në kohën kur kishte marrë mandatin e parë si Shef i Qeverisë.
“Kjo shkresë i është dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë ku përmendet Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi.
Më 1 korrik 2021 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi gjatë vizitës në Kosovë se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen ndërmjet NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që FSK të mos hyjë në pjesën veriore të Kosovës pa marrëveshje me KFOR-in.
“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it. Kjo reflekton sensitivitetin e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balancë. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”, kishte thënë Stoltenberg.
Por denoncimin e Kurtit nuk e kishin komentuar nga Prokuroria e shtetit.
Të dielën pas ngjarjeve në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar nga vendet e NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë.
Mehaj, përmes një shënimi në Facebook, ka thënë se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Të dielën, Reuters raportoi mbi kërkesën e Mehajt për një bazë të përhershme amerikane në Kosovë dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Kërkesa e ministrit Mehaj për NATO-n merr vëmendje botërore, reagon profesori i Oksfordit
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në NATO, e ka “nervozuar” edhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq, ka deklaruar të hënën se kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar urgjentisht në NATO nuk është ide e shqiptarëve nga Kosova, por e lobistëve të tyre nga SHBA dhe BE, me të cilat duan të detyrojnë katër anëtare të BE-së që janë anëtare e NATO-s të njohin pavarësinë e Kosovës, transmeton gazeta serbe “Novosti”.
Vuçiq: Kërkesa e Kosovës për anëtarsim në NATO nuk është ideja e tyre
