Presidenti rus, Vladimir Putin ka krijuar një listë të zezë me 23 persona ku ndodhen edhe vëllezërit Klitschko, si pasojë e rreshtimit të tyre krahë ushtrisë ukrainase, raporton Times.
Vitali Klitschko është kryetar i bashkisë së Kievit që nga viti 2014, ndërsa Wladimir, i cili është rekrutuar në ushtrinë e vendit të tij, ka qenë këto ditë përkrah vëllait të tij.
Dy ish-kampionët e botës në peshat e rënda kanë mbajtur armë prej ditësh, ashtu si edhe boksierë të tjerë të njohur si Vasiliy Lomachenko dhe Oleksandr Usyk.
Mes të tjerash në artikull thuhet se Rusia ka dërguar 400 mercenarë në Kiev për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe anëtarët e qeverisë së tij.
