Të fundit

Pas ribashkimit për turneun e shumëpritur, grupi i famshëm jep lajmin e keq

Pavarësisht se kanë punuar për të sjellë muzikë të re dhe njoftuan se do të bëjnë një turne për fansat 39 vjet pas ndarjes, grupi legjendar ABBA ka njoftuar se ata po shpërbëhen përsëri.

“Kaq ishte,” tha anëtari i grupit Benny Andersson, për The Guardian, duke u dhënë një tjetër drejtim planeve për ribashkimin e shumëpritur të grupit dhe duke thënë se sa e mrekullueshme ishte të bënin muzikë përsëri së bashku megjithëse po planifikojnë të mos e bëjnë më kurrë. “Duhet të ishte kështu, ju e dini.”

 

Kjo ndarje e dytë është e ndryshme nga ajo që grupi pati në vitin 1982: Kjo është miqësore, por përfundimtare.

“Kurrë nuk e kam thënë se ABBA nuk do të bashkohej më kurrë. Por mund t’jua them tani: Kaq ishte,” deklaroi ai përfundimisht.

Ndërsa këngëtarët suedezë japin lajmin e keq, bota po pret albumin e premtuar me 10 këngë, të titulluar “Voyage”, projekti i parë në katër dekada i yjeve të popit të viteve ’70. Albumi pritet të publikohet më 5 nëntor dhe biletat janë në shitje për një turne shoqërues virtual, me të njëjtin emër, duke filluar nga viti 2022.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci