Të fundit

Superjahtet e miliarderëve rusë nisen drejt Malit të Zi

Presidenti i kompanisë ruse të karburanteve “Lukoil”, Vagit Alekperov po lundron me jahtin e tij drejt Malit të Zi.

Sipas Marine Traffic, ai pritet të arrijë së shpejti në portet malazeze nga Barcelona prej nga është nisur.

Superjahtet në pronësi të miliarderëve rusë të lidhur me presidentin Vladimir Putin janë në lëvizje, derisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po përgatitin sanksione të mëtejshme mbi asetet e tyre, shkruan Vijesti, përcjell Paparaci.

Të dhënat nga uebsajti Marine Traffic, tregojnë se të paktën katër superjahte në pronësi të oligarkëve rusë janë nisur drejt Malit të Zi dhe Maldiveve që prej sanksionimit të tyre nga Perëndimi.

Jahti i Alekperov njihet me emrin “Galactica Super Nova”. Ai është një nga jahtet më luksoze në botë. Pasuria e Alekperov kap vlerën e 25 miliardë dollarëve, sipas revistës Forbes.

Mali i Zi, fqinji i Kosovës, një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, ka njoftuar se do t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Ndërkaq, edhe të paktën tri jahte të tjera të oligarkëve rusë po i afrohen Maldiveve.

Jahti i miliarderit Oleg Deripaska, i njohur me emrin “Clio”, u largua nga Sri Lanka pothuajse dy javë më parë dhe pritet të mbërrijë në Maldive së shpejti, sipas uebsajtit Marine Traffic.

Deripaska dhe kompanitë e lidhura me të janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018. Ai ishte një nga disa oligarkët rusë që kundërshtuan agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Maldivet janë një nga shtetet të cilat nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci