Presidenti rus Vladimir Putin ka nxjerrë të martën një dekret që synon të ruajë stabilitetin financiar të Rusisë, njoftoi Kremlini zyrtar.
Putin ka vënë firmën e tij mbi dekretin që ndalon eksportet e parave kesh të valutave të huaja që tejkalojnë vlerën e 10,000 dollarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Kremlini zyrtar në një njoftim për media, raporton Reuters.
Dekreti do të hyjë në fuqi nga 2 marsi, 2022.
Lexo edhe:
Rusia do ta pushtojë edhe një shtet, Lukashenko e zbulon planin e Putinit
