Të fundit

Enis Bardhi ndalon Atletico Madridin

Atletico Madridi ka barazuar me Levanten me rezultat përfundimtar 2-2, në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga.

Golin për Atleticon e gjeti Antoine Greizmannin i cili shënoi me kokë për rezultatin 1-0 në minutën e 12-të të ndeshjes.

Për Levanten shënoi mesfushori shqiptar Enis Bardhi duke barazuar shifrat në 1-1, Bardhi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 37-të.

Skuadra e Simeones kaloi sërish në epërsi në minutën e 76-të.

Levante nuk u dorëzua asnjëherë dhe arriti të fitoj edhe një penallti ne këtë ndeshje.

Bardhi u tregua përsëri i saktë duke barazuar kështu shifrat në 2-2, dhe duke ndalur kështu Atleticon me barazim.

Mesfushori shqipar nuk ishte aktivizuar në gjashtë ndeshjet e e fundit për shkak të lëndimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci