Të fundit

Në Tiranë hapet një eskpozitë interesante me titull “Kundërbota e Branko Merxhanit”.

“Kundërbota e Branko Merxhanit”, kështu u titullua ekspozita e cila është organizuar në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Kjo ekspozitë, kushtuar njërës prej figurave më interesante, të mendimit dhe të publicistikës shqiptare, Branko Merxhani, është hapur me 27 tetor dhe të interesuarit mund ta vizitojnë deri më 3 nëntor.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, si dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, e shumë akademikë të tjerë.

“Fatkeqësisht Merxhani mbetet një figurë jo fort e njohur ndër ne, e aq më tepër për brezin e ri dhe ekspozita si kjo, e hapur në Bibliotekën Kombëtare, që përshkruajnë veprën e tij përmes shkrimeve në shtypin e kohës, dorëshkrimeve, debateve, materialeve të nxjerra nga fondi i BK-së dhe Arkivi Qendror i Shtetit, janë jo vetëm të mirëpritura, por edhe të domosdoshme për të njohur ideologët dhe mendimtarët tanë”, citohet të ketë thënë Margariti, raportojnë mediat shqiptare.

Ekspozita përcjellë te publiku rrugëtimin e veprimtarisë 16-vjeçare të Merxhanit, në Shqipëri. Rrugëtimi fillon me shkrimet e tij të para në gazetën “Demokratia”, të botuar në Gjirokastër, duke filluar nga viti 1927. Kjo, e bëri Merxhanin, një ndër figurat me ndikuese në botën kulturore shqiptare.

“Lëvizja mendore”, ishte një faqe e krijuar nga Branko Merxhani, së bashku me Vangjel Koça, po ashtu, publicist shqiptarë. Ata hodhën tezat e para të “Neoshqiptarizmës”, doktrinës së tyre për daljen e Shqipërisë nga varfëria dhe prapambetja e skajshme shekullore, nëpërmjet kulturës, arsimimit dhe emancipimit shoqëror.

Kjo ekspozitë pasqyron veprimtarinë e tij në disa prej organeve më të rëndësishme të shtypit, si te “Illyria”, “Minerva”, apo te “Koha e re”, e drejtuar nga Petro Marko. Emri i Branko Merxhanit lidhet, para së gjithash, me revistën e përmuajshme “Përpjekja Shqiptare”, e botuar nga ai, prej vitit 1936 deri në vitin 1939. Po në këtë vit ai largohet nga Shqipëria, pas pushtimit italian, për të mos u kthyer më kurrë.

“E veçanta e kësaj ekspozite është përfshirja në të e një sërë materialesh arkivore origjinale, në saje të bashkëpunimit me Arkivin e Shtetit. Po ashtu, në të ekspozohet dorëshkrimi i një drame të tij të pabotuar”, raportojnë mediat në Shqipëri.

Gjatë kësaj ekspozitë, u shfaq një dokumentar i shkurtër kushtuar figurës dhe veprës së Branko Merxhanit, i lindur në Turqi më 1894 e që vdiq më 1981 në New York. Ani pse konsiderohej si njëri ndër publicistët më të njohur të para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, për ironi, ka jetën më të mjegullt.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci