Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ynë duhet ta shfrytëzojë këtë momentum lidhur me gjendjen në Ukrainë e të kërkojë njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas saj, ne duhet të insistojmë për liberalizimin e vizave dhe të fitojmë njohjen nga ato shtete.
Po ashtu, ish-ministrja Çitaku tha se Serbia nuk do të kalojë pa pasoja, pasi presidenti i tyre, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë deklaroi se nuk do të sanksionojë Rusinë.
“E njëjta mendësi e Millosheviçit për Kosovën është edhe me Putinin në Moskë, mohimi i ekzistencës së Ukrainës”, shtoi ajo në Kanal 10, teksa deklaroi se rezistenca e ukrainasve është për t’u admiruar.
